Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, u zhvillua sot në Bruksel u zhvillua takimi i 17-të i Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, ku Autoriteti i Mediave Audiovizive u përfaqësua nga Kryetarja, znj. Armela Krasniqi.
Gjatë takimit, AMA paraqiti progresin konkret në forcimin e pavarësisë institucionale, eficiencës rregullatore dhe qëndrueshmërisë gjyqësore të vendimmarrjes, si dhe hapat e ndërmarrë për përafrimin e plotë me kuadrin evropian, përfshirë Aktin Europian të Lirisë së Medias, (EMFA) dhe Aktin e Shërbimeve Digjitale, (DSA).
Në këtë takim u theksua miratimi i ndryshimeve ligjore të janarit 2026 mbi transparencën e pronësisë mediatike, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pluralizmit dhe garantimit të një tregu mediatik transparent dhe konkurrues.
Kryetarja e AMA-s prezantoi përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian progresin e bërë nga AMA në drejtim të Lirisë së Shprehjes duke renditur:
Forcimin e pavarësisë së rregullatorit
Transparencën e Strukturës Pronësore të medias audiovizive
Pavarësinë financiare
Transparencën e fondeve të reklamës shtetërore
Eficiencën rregullatore dhe qëndrueshmërisë gjyqësore të vendimmarrjes së AMA-s
Rritjen dhe forcimin e besueshmërisë së publikut tek AMA
Hapat e ndërmarrë për përafrimin e plotë me kuadrin europian, përfshirë Aktin Europian të Lirisë së Medias, EMFA dhe Aktin e Shërbimeve Digjitale, DSA.
Pjesëmarrja e AMA-s në këtë forum konfirmon angazhimin e saj të qëndrueshëm në procesin e integrimit evropian dhe në konsolidimin e standardeve të sundimit të ligjit në fushën e medias.




