E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi në takimin e 17-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri: Progresi i bërë në drejtim të Lirisë së Shprehjes është i matshëm

Në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, u zhvillua sot në Bruksel takimi i 17-të i Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, ku Autoriteti i Mediave Audiovizive u përfaqësua nga Kryetarja, znj. Armela Krasniqi. 
Gjatë takimit, AMA paraqiti progresin konkret në forcimin e pavarësisë institucionale, eficiencës rregullatore dhe qëndrueshmërisë gjyqësore të vendimmarrjes, si dhe hapat e ndërmarrë për përafrimin e plotë me kuadrin evropian, përfshirë Aktin Europian të Lirisë së Medias (EMFA), Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD).
Në këtë takim u theksua miratimi i ndryshimeve ligjore të janarit 2026 mbi transparencën e pronësisë mediatike, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pluralizmit dhe garantimit të një tregu mediatik transparent dhe konkurrues.
Kryetarja e AMA-s prezantoi përpara përfaqësuesve të Komisionit Europian progresin e bërë nga AMA në drejtim të Lirisë së Shprehjes, duke renditur:
Forcimin e pavarësisë së rregullatorit
Transparencën e Strukturës Pronësore të medias audiovizive
Pavarësinë financiare
Transparencën e fondeve të reklamës shtetërore
Eficiencën rregullatore dhe qëndrueshmërisë gjyqësore të vendimmarrjes së AMA-s
Rritjen dhe forcimin e besueshmërisë së publikut tek AMA
Hapat e ndërmarrë për përafrimin e plotë me kuadrin europian, përfshirë Aktin Evropian të Lirisë së Medias (EMFA),  Aktin e Shërbimeve Digjitale (DSA) dhe Direktivën për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMSD).
Pjesëmarrja e AMA-s në këtë forum konfirmon angazhimin e saj të qëndrueshëm në procesin e integrimit evropian dhe në konsolidimin e standardeve të sundimit të ligjit në fushën e medias.
Perpara Studimi, rritet shqetësimi për varësinë nga interneti tek adoleshentët
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara