E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Konferenca rajonale për luftën kundër dezinformimit: Krasniqi prezanton në Podgoricë bashkëpunimin me TikTok e X dhe rëndësinë e edukimit mediatik

Në Podgoricë u zhvillua konferenca dy ditore për Dezinformimin, Manipulimin dhe Ndërhyrjen e Informacionit të Huaj, organizuar nga Qendra e Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C), ku morën pjesë përfaqësues institucionesh, ekspertë të medias dhe sigurisë kibernetike, si dhe profesionistë të komunikimit strategjik nga vendet e rajonit dhe më gjerë. 

Konferenca u fokusua në sfidat në rritje që lidhen me Dezinformimin, manipulimin e informacionit dhe ndikimin e tyre në proceset demokratike dhe integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi e ftuar në këtë konferencë ishte pjesë e panelit me temë “Mbrojtja e rrugëtimit europian: Ndërtimi i qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor”. Në fjalën e saj, ajo prezantoi qasjen e AMA-s në mbrojtjen e publikut nga dezinformimi dhe eksperiencën e krijuar nga bashkëpunimi me platformat TikTok dhe X.

Kryetarja e AMA-s, theksoi se angazhimi i institucionit bazohet në garantimin e ekuilibrit mes lirisë së shprehjes dhe informimit profesional. Në këtë drejtim, AMA punon për fuqizimin e publikut përmes edukimit mediatik dhe promovimit të gazetarisë profesionale.

Ajo vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me TikTok dhe X si një eksperiencë të suksesshme, që ka ndihmuar në parandalimin e përhapjes së përmbajtjeve të dëmshme në platformat digjitale, si dhe në forcimin e besimit të publikut.

Perpara AMA nis fushatën e Edukimit Mediatik në shkallë kombëtare, Krasniqi bashkëbisedon me gjimnazistët e Elbasanit për sigurinë në mjedisin digjital

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara