E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

“Kompetencë mediatike për moshat shkollore”, Krasniqi bashkëbisedon me nxënësit e “Luigj Gurakuqit” në Elbasan

Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon fushatën e edukimit mediatik “Kompetencë mediatike për moshat shkollore”, këtë herë me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, e njohur ndryshe si Normalja e Elbasanit.

Pas takimeve të zhvilluara në Lezhë, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, u rikthye në Elbasan për të bashkëbiseduar me nxënës dhe mësues mbi rolin e teknologjisë në ndryshimin e mënyrës së komunikimit dhe qasjes në informacion, si dhe mbi rëndësinë e edukimit mediatik në përditshmërinë e të rinjve.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan temat që lidhen me përdorimin e teknologjisë, rreziqet që fshihen pas ekranit të telefonit celular, lojërat online, komunikimet me persona të panjohur në internet, si dhe pasojat që sjell ekspozimi ndaj përmbajtjeve të dëmshme.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe rëndësia e të menduarit kritik si një nga elementët thelbësorë për orientimin e sigurt në botën virtuale, përballë fenomeneve si gjuha e urrejtjes, keqpërdorimi i të dhënave personale, dhuna dhe format e ndryshme të abuzimit online.

Takimi u zhvillua në një nga institucionet më të njohura të arsimit në vend, ku u vlerësua niveli i lartë i përgatitjes së nxënësve dhe angazhimi i trupës mësimore.

Krasniqi shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar, si edhe falënderoi mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Luigj Gurakuqi” për mikpritjen dhe pjesëmarrjen aktive në këtë aktivitet.

Perpara Krasniqi mirëpret në AMA pjesëmarrësit e Programit Rajonal të Lidershipit dhe Mobilitetit të të Rinjve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara