E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Koha për partitë politike në televizionet kombëtare. Publikohen rezultatet e monitorimit për muajin Nëntor

Koha që zënë partitë politike në edicionet informative është një tjetër informacion që reflektohet në monitorimet mujore të përmbajtjeve, të kryera nga ekipi i AMA-s. Sipas të dhënave të monitorimit për muajin Nëntor, rezulton se Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë 70.91% të hapsirës së edicioneve informative në televizionet kombëtare. E treta në radhë vjen Partia Socialiste me 16.41%, Partia e Lirisë me 8.78%, Partia Republikane me 2.73% dhe Partia Agrare Ambientaliste me 1.17%

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve kanë informacione të plota mbi trendin e temave të lajmeve sipas televizioneve dhe radiove kryesore, kohën e plotë në minuta dhe përqindje për institucionet shtetërore, volumin e reklamave etj.

Informacion më të detajuar mund të gjeni në, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve ku reflektohen rezultatet e analizës së monitorimeve të çdo muaji

Perpara Propozimet për ndryshime në ligjin “Për median audiovizive”. AMA zhvillon Tryezën e parë të Konsultimit me grupet e interesit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara