Koha që zënë partitë politike në edicionet informative është një tjetër informacion që reflektohet në monitorimet mujore të përmbajtjeve, të kryera nga ekipi i AMA-s. Sipas të dhënave të monitorimit për muajin Nëntor, rezulton se Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë 70.91% të hapsirës së edicioneve informative në televizionet kombëtare. E treta në radhë vjen Partia Socialiste me 16.41%, Partia e Lirisë me 8.78%, Partia Republikane me 2.73% dhe Partia Agrare Ambientaliste me 1.17%
Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve kanë informacione të plota mbi trendin e temave të lajmeve sipas televizioneve dhe radiove kryesore, kohën e plotë në minuta dhe përqindje për institucionet shtetërore, volumin e reklamave etj.
Informacion më të detajuar mund të gjeni në, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve ku reflektohen rezultatet e analizës së monitorimeve të çdo muaji