E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Jeta jote vlen! Vaksinohu tani!

Në vijim të fushatës së informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut për të parandaluar dhe evituar pasojat nga përhapja në shkallë të gjerë e COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përgatitur një mesazh audioviziv ” *_Jeta jote vlen! Vaksinohu tani*_ ”

Bazuar në nenin 34 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ku flitet për informacionet që transmetohen pa shpërblim, si dhe kërkesat e rregullores së miratuar me vendim të AMA nr. 76 datë 04.04.2016, konkretisht nenin 6, pika 4, ju duhet ta transmetoni mesazhin sa më shpesh të jetë e mundur.

AMA ka vlerësuar dhe vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të redaksive audio dhe audiovizive në këtë periudhë në përballjen me koronavirusin, duke besuar në vijimin e bashkëpunimit në shërbim të interesit të publikut.

Perpara “Protection of children in audiovisual media”. AMA International Conference in Tirana!

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara