E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Intensifikimi i bashkëpunimit AMA – KPM

Kryetari  i Komisionit të Pavarur të Mediave të Republikës së Kosovës, Jeton Mehmeti, i zgjedhur në këtë detyrë vetëm pak javë më parë, ishte mysafir në AMA, në të parën vizitë zyrtare jashtë vendit. Bashkë me anëtarë të tjerë të KPM-së ai u mirëprit nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi si dhe drejtues e përfaqësues nga drejtoritë e institucionit.

Kuadri ligjor dhe nënligjor për aktivitetin e dy rregullatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, procesi i transpozimit të Direktivës Europiane për Shërbimet Mediatike Audiovizive, kalimi i transmetimeve televizive nga analogu në numerik etj., ishin aspektet kryesore ku u fokusua diskutimi mes delegacioneve të KPM dhe AMA.

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, shprehu gatishmërinë për të kontribuar në dhënien e ekspertizës për rregullatorin e Kosovës, sidomos në ato hapa ku Shqipëria është përpara, veçanërisht në procesin e transpozimit të Direktivës Europiane, si dhe për digjitalizimin.
“Kodi i Transmetimit, të cilin e finalizojmë së shpejti pas më shumë se një viti të konsultimit publik dhe marrjes së ekspertizës cilësore vendase dhe ndërkombëtare, mund të jetë referues dhe për KPM. Po kështu dhe akte të tjera nënligjore që po rishikohen ose janë rishkuar nga AMA mund të vlejnë dhe për rregullatorin e Kosovës”- tha Krasniqi.

Kryetari i KPM, Jeton Mehmeti, duke falenderuar homologët e Shqipërisë për gatishmërinë e mbështetjes, përmendi nevojën e ngritjes dhe funksionimit të grupeve teknike nga të dy rregullatorët, për t’u marrë me çështje të veçanta sipas interesit dypalësh, duke shkëmbyer përvojën në favor të përmirësimit të akteve nënligjore dhe performancës, sipas standardeve dhe kërkesave të legjislacionit të vendeve të BE-së.

Perpara ERGA/ Krasniqi: Fenomenet kapërcejnë kufijtë zyrtarë të Unionit. Instrumente të njëjtë e zgjerim i bashkëpunimit të Rregullatorëve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara