E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Hap i rëndësishëm për digjitalizimin: U mbyllën transmetimet televizive analoge për qarqet Tiranë dhe Durrës

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, njofton se sot, më datë 10 shtator 2018, janë mbyllur transmetimet analoge audiovizive për qarqet e Tiranës dhe Durrësit.

Në këtë mënyrë, nga dita e sotme dhe në vijim, në këto dy qarqe, ku banojnë rreth 1/3 e popullatës së Shqipërisë, ndjekësit e programeve televizive do t’i arrijnë ato vetëm në mënyrë digjitale. Fikja e transmetimeve analoge nga televizionet kombëtare apo ato lokale e rajonale është shoqëruar dhe me mbylljen e transmetimeve digjitale të palicencuara, si dhe është zgjidhur çështja e renditjes së kanaleve, sipas përcaktimeve ligjore që ka bërë AMA.

AMA falenderon të gjithë operatorët televizivë që u treguan bashkëpunues në këtë proces jetik për tregun e transmetimeve audiovizive, si dhe është mirënjohës për durimin e qytetarëve, të cilët tashmë jo vetëm që do të jenë ndjekës të transmetimit më cilësor të sinjalit, por dhe me ofertë të shtuar të kanaleve programore. Prej përfundimit të këtij procesi qytetarët do të ndjekin 34 kanale pa pagesë nga paketat programore publike dhe private që janë në transmetim.

Për informacione të mëtejshme, na kontaktoni në numrin 04 410 44 55 ose 04 410 44 56.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

10 Shtator 2018

Perpara Kujtesë për afatin e mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet e Tiranës dhe Durrësit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara