Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive ka marrë në shqyrtim 194 ankesa të paraqitura nga publiku.
Pas shqyrtimit të rasteve dhe konstatimit të shkeljeve, janë marrë këto masa administrative:
- 32 Tërheqje Vëmendjeje
- 1 Sanksion me gjobë
Trajtimi me përgjegjësi dhe transparencë i ankesave të qytetarëve mbetet një nga prioritetet kryesore të punës së AMA-së. Po aq i rëndësishëm është edhe promovimi i Edukimit Mediatik, si një proces që kontribuon në krijimin e një audience të informuar, kritike dhe të përgjegjshme.
AMA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesit publik, forcimin e standardeve në median audiovizive dhe ndërtimin e një komunikimi të vazhdueshëm me qytetarët.