Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 4)

Folësi 1: Duhet të ishin çuar në litar. Pushteti i këtyre ose u merret me dhunë, ose nuk u merret fare.

Kur në studio bëhet thirrje apo justifikohet dhuna, gazetari ka përgjegjësinë të reagojë, ta kundërshtojë dhe të distancohet qartë. Kjo është përgjegjësi editoriale e televizionit. Ligji nr. 97/2013, i ndryshuar, neni 4, pika 2, shkronja dh thotë: “Operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen edhe nga parimi: moslejimi i transmetimeve që justifikojnë dhunën.” Neni 33, pika 1, shkronja d. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

Perpara Apeli i Autoritetit të Mediave Audiovizive: Liria e shprehjes nuk justifikon thirrjet për dhunë në studiot televizive

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara