Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 3)

Folësi 1: Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata, gjithçka kemi, o burra. Thyeni, thyeni çfarë t’ju dojë qejfi, s’kanë ç’na bëjnë. Thyeni, bëni çfarë të doni. Shqipëria është e jona.

Kur në ekran dëgjohen thirrje të tilla, çfarë bën moderatori? Televizioni ka përgjegjësi editoriale për atë që transmeton. Fakti që fjalët i thotë një i ftuar apo një protestues nuk e çliron nga kjo përgjegjësi. Edhe në transmetim të drejtpërdrejtë, moderatori duhet të reagojë ndaj thirrjeve për dhunë, të distancohet qartë dhe të mos lejojë vazhdimin e tyre. Ekranin nuk mund të kthehet në megafon të dhunës. Ligji numër 97/2013, i ndryshuar, neni 4, pika 2, shkronja dh, thotë: “Operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen edhe nga parimi: moslejimi i transmetimeve që justifikojnë dhunën.” Neni 33, pika 1, shkronja d. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik, dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

 

Perpara Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 4)

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara