E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Ekipet e AMA-s evidentojnë një tjetër server pirat

Inspektimet në terren te AMA-s kanë zbuluar një tjetër shkelës ligji.

Gjatë ditës së djeshme, u konstatua një Server OTT (OVER THE TOP), qw pwrdorej në të gjithë rrjetet e internetit me web adresë http://futjako.com, i cili i përket IP Publike 77.242.17.210. 

Provat teknike të kryera në terren vërtetuan se në këtë server pwrdoreshin platformat shqiptare bashkë me kanalet sportive përkatëse. Gjithashtu transmetoheshin edhe kanale sportive ndërkombëtare: Digi Sport 1, Digi Sport 2, Digi Sport 3, Digi Sport 4, Eleven Sports 1, Eleven Sports 2, Eleven Sports 3, Super Sport 2, Super Sport 3.

Njësoj si rastet e mëparshme, edhe këtë adresë, AMA ia ka nisur AKEP që të marrë masat e nevojshme për bllokimin e tij.

Pirateria online është një fenomen i përhapur dhe shqetësues ndwrkaq lufta që AMA ka shpallur piraterisë nuk do të ndalet.

Perpara Lufta kundër piraterisë nuk ndalet, Krasniqi: Bartësit e IP publike të mbajnë përgjegjësitë e tyre
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara