E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Dita Botërore e Radios/ Nderohen emra të njohur dhe personalitete të botës radiofonike të Gjirokastrës

Për të kujtuar Ditën Botërore të Radios, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar me 13 Shkurt një aktivitet gjithëpërfshirës në qytetin e Gjirokastrës, ku merrnin pjesë personaliteteve, drejtues, gazetarë e teknikë të radio Gjirokastrës dhe radiove të tjera private që orperoinë në atë rajon.

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka vlerësuar punën dhe historinë që Radio Gjirokastra ka shkruar gjatë 79 viteve të ekzistencës së saj, si një medium ndërlidhës me publikun që ende dhe sot vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm.

“Gjatë vitit të kaluar, ka thënë ajo, “kemi lehtësuar një pjesë të mirë të procedurave dokumentare që kryehen pranë AMA-s dhe kemi zgjatur afatin e licencës nga 5 në 7 vjet, siç vetë operatorët e kanë kërkuar. Gjithmonë Autoriteti është në ndihmë të atyre që kontribuojnë në median audio dhe audiovizive”.

Në aktivitetin ku ishin ftuar personalitete dhe punonjës të medias audio dhe audiovizive, Kryetarja Krasniqi bashkë me kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Golemi, me prefektin z. Odise Kote dhe drejtorin e Radio-Televizionit Gjirokastra, z. Engjëll Serjani kanë nderuar me “Çertifikata Mirënjohje” figura të shquara ndër vite të këtij institucioni mediatik.

13 Shkurti është Dita Botërore e Radios, e shpallur si e tillë në vitin 2011, prej shteteve anëtare të UNESCO-s. Është zgjedhur kjo datë nga UNESCO në kujtim të ditës së themelimit të Radios së Kombeve të Bashkuara, në vitin 1946.

Pavarësisht risive teknologjike, radio mbetet mediumi më i përdorur. Kjo aftësi e veçantë për të arritur audiencën më të gjerë do të thotë se radio mund të formësojë përvojën e larmisë së një shoqërie, të qëndrojë si një arenë ku të gjithë zërat të flasin, të përfaqësohen dhe dëgjohen.

Perpara Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi pret homologun turk, z. Ebubekir Sahin. Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes rregullatorëve të dy vendeve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara