E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik Ditën e mërkurë, më 25.05.2016, u zhvillua një takim pune mes drejtuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, z. Gentian Sala dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, z. Thoma Gëllçi. Ky ishte kontakti i parë zyrtar mes dy institucioneve, që pas zgjedhjes së drejtorit të ri […]

Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me MIAP organizojnë konfererencën “Media e gjeneratës tjetër”

Më datë 20 Maj, Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Publike në kuadër të Javës së Inovacionit organizuan konferencën “Media e gjeneratës tjetër”. Në aktivitet u prezantuan risitë e fundit nga bota teknologjike dhe inovacionit të aplikuara në Shqipëri në infrastruktura të ndryshme të transmetimit numerik si ato tokësore, satelitore, CaTv, IPTV, etj.

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera.

Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi heqjen e licencave/autorizimeve për dy ofrues të shërbimit mediatik audioviziv dhe bëri të pavlefshëm licencën/autorizimin për shtatë subjekte të tjera. Autoriteti i Mediave Audiovizive në vijim të komunikimeve në drejtim të zbatueshmërisë së ligjit në shlyerjen e detyrimeve financiare dhe respektimin e afateve ligjore të shlyerjes, në mbledhjen e bordit […]

AMA i tërheq vëmendjen televizionit kombëtar Klan për shkelje të rënda etike në emisionin “Zonë e lirë”

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), i ka dërguar një shkresë Televizionit kombëtar Klan pas transmetimit dhe ritransmetimit të emisionit “Zonë e Lirë” në Televizionin tuaj, në datat 29 dhe 30 Prill 2016, pas marrjes së ankesave për shkelje flagrante që, në thelb, ngrinin shqetësimin e rregullave të etikës në transmetimet televizive. Pas shqyrtimit të përmbajtjes nga ana e Këshillit të Ankesave…

Promovohet botimi studimor “Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: sfida, paradokse, shpresa”

Të enjten, në ambientet e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, në Universitetin e Tiranës, u mblodhën kontribuuesit e botimit shkencor: “Digjitalizimi i transmetimeve televizive tokësore: sfida, paradokse, shpresa”, për të promovuar daljen në qarkullim të vëllimit. Ky studim është pasardhës i konferencës me po të njëjtin titull që u zhvillua në muajin nëntor të vitit të kaluar.

AMA vazhdon aksionet për formalizimin dhe konkurrencën e ndershme të tregut audioviziv

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të formalizimit të tregut audio dhe audioviziv dhe në kuadër të sigurimit të konkurrencës së ndershme midis operatorëve qofshin këta TV, radio apo kabllorë është duke vijuar në gjithë territorin e vendit aksionin për kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive në kundërshtim me aktet normative në fuqi.

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara