Pas ankesave të administruara nga AMA gjatë fundjavës, për mosfunksionimin e shërbimit të shoqërisë “Tring” sh.a., dhe pas verifikimeve të bëra në terren nga ekipi i Drejtorisë së Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, është konstatuar se, në disa zona, shërbimi OTT i Shoqërisë “Tring” sh.a. ështe ndërprerë. Në përputhje me konstatimet dhe referuar pikës 5, të nenit […]
Sfidat e licensimit të medias në epokën digjitale, dezinformimi, edukimi mediatik i publikut në formën e aftësisë kritike për të kuptuar dhe për t’u përfshirë në mënyrë të përgjegjshme në media, kanë qenë disa nga temat e trajtuara në forumin vjetor të enteve rregullatore të vendeve të Detit të Zi, BRAF. Në Konferencën e zhvilluar […]
Ditët e fundit, fillimisht në portale dhe rrjetet sociale dhe më pas në ekranet e televizioneve, u transmetuan pamjet e një konflikti me dhunë ekstreme në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën dhe një person. Shpërndarja e pamjeve të rënda nga një pjesë e OSHMA-ve u shoqërua me teknika të mbulimit, sidomos në momentet kritike, […]
Deri në 400 mijë lek është gjoba që parashikon ligji për transmetuesit audiovizivë në rast se shkelin, qoftë edhe një nga nenet e Kodit të ri të Transmstimit që lidhen me diskriminimin, barazinë gjinore apo përdorimin e gjuhës së urrjetjes. Duke nisur nga fillimi i këtij muaji, kur u miratua kodifikimi i ri për transmetimet televizive, […]
Pas tryezave të diskutimit me grupet e interesit dhe profesionistë të medias, me konsultim të ekspertëve të huaj dhe shqiptarë, me 3 seksione të reja të shtuara dhe zgjerim e ripunim deri në 60% të seksioneve ekzistuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka miratuar së fundmi Kodin e ri të Transmetimit. I ardhur si nevojë […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, nisur nga qarkullimi në publik i pamjeve filmike të ushtrimit të dhunës ekstreme në grup, në një zonë afër Fushë- Krujës, përmes pasqyrimit në median online apo nga komunikimi në rrjetet sociale, tërheq vëmendjen e OSHMA-ve, për respektimin e kërkesave ligjore dhe etike në raste të tilla. Përdorimi i teknikave […]
E nderuar Kryetare e Kuvendit! Të nderuar deputetë, Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë vitit 2022 është angazhuar, në vijimësi, për t’i shërbyer shoqërisë shqiptare përmes rregullimit, mbështetjes dhe nxitjes së tregut audioviziv të përgjegjshëm dhe cilësor, në përmbushje të detyrave dhe funksioneve të veta, të përcaktuara në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga OSHMA-të, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka realizuar së fundmi shqyrtime të përmbajtjeve në kanalet e dedikuara për filmat. Janë identifikuar dhe raste kur nuk janë respektuar kërkesat e Kodit të Transmetimit, […]
Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave të Republikës së Kosovës, Jeton Mehmeti, i zgjedhur në këtë detyrë vetëm pak javë më parë, ishte mysafir në AMA, në të parën vizitë zyrtare jashtë vendit. Bashkë me anëtarë të tjerë të KPM-së ai u mirëprit nga kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi si dhe drejtues e përfaqësues […]
Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19 Plenare e ERGA-s, (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive). Drejtues të nivelit të lartë të organeve kombëtare rregullatore të pavarura në fushën e shërbimeve audiovizive kishin në fokus rikonsiderimin e të gjithë kuadrit ligjor në përshtatje me dinamikat e zhvillimit të tregut mediatik. Diskutantët […]