E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim Për Të Gjithë Subjektet OSHMA Përsëritës Të Shërbimit Audioviziv Të Të Tretëve

Duke marrë shkas nga ankesat e shoqërive “DIGITALB” dhe “TRING”, në lidhje me transmetimin e programeve (kanaleve) dhe/ose transmetimin, përmes tyre, të eventeve sportive, për të cilat këto dy shoqëri gëzojnë të drejta ekskluzive transmetimi në territorin e Republikës së Shqipërisë, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të veta ligjore, tërheq vëmendjen e të gjithë subjekteve OSHMA, përsëritës të shërbimit audioviziv të të tretëve, që të zbatojnë kërkesat ligjore për respektimin e të drejtave të transmetimit,

AMA në konsultë informuese me operatorët e allotmentit të Tiranës

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të fushatës së informimit mbi procesin e digjitalizimit, ditën e martë, më datë 19.07.2016 zhvilloi një takim konsultativ me të gjithë ofruesit e shërbimit audioviziv që operojnë në qarqet e Tiranës dhe Durrësit. Siç ka lajmëruar edhe Radio Televizioni Shqiptar, në fillim të muajit tetor fillon procesi i digjitalizimit për këtë allotment.

Miratohet “Projekt-Rregullorja për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio”

Autoriteti i Mediave Audiovizive, në mbledhjen e Këshillit të datës 18 korrik 2016 miratoi Projekt-Rregulloren për Procedurat dhe Kriteret për Dhënien e Licencës së Transmetimit Audio. Kjo rregullore, tanimë përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat e licencimit për dhënien e licencës së transmetimit audio, në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik

AMA dhe RTSH për digjitalizimin dhe Kontratën e Shërbimit Publik Ditën e mërkurë, më 25.05.2016, u zhvillua një takim pune mes drejtuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, z. Gentian Sala dhe të Radiotelevizionit Shqiptar, RTSH, z. Thoma Gëllçi. Ky ishte kontakti i parë zyrtar mes dy institucioneve, që pas zgjedhjes së drejtorit të ri […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara