Autoriteti i Mediave Audiovizive publikon të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve audiovizive për muajin gusht 2026, duke pasqyruar kohën televizive të dedikuar partive politike, praninë e institucioneve shtetërore dhe përfaqësimin e aktorëve politikë në transmetimet sinkron. Në muajin gusht PDSH zuri 68.67% të kohës, PS 30.8% dhe e treta PL me 0.44%. Ndërkaq në matjen […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, zhvilloi sot një takim konsultativ me përfaqësues të ofruesve të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizive (OSHMA), për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren “Për komunikimet audio dhe audiovizive me natyrë tregtare, format, kushtet dhe koha ditore e lejuar për transmetimin e reklamave”. Në qendër të diskutimit […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në Stakeholder Forum 2026, një forum që mblodhi rregullatorë të medias, përfaqësues të televizioneve dhe radiove, organizata të Unionit të lidhura me sektorin, si dhe aktorë të industrisë, në kuadër të një dialogu mbi “Pluralizmin e medias dhe qëndrueshmërinë e saj në një peizazh […]
Muaji gusht ka prodhuar më shumë lajme me tematikë sociale në mediat audiovizive. Sipas të dhënave të përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, lajmet sociale zënë 18.88% të totalit të lajmeve të transmetuara. Ato ndiqen nga lajmet ndërkombëtare me 13.38%, ndërsa lajmet politike zënë 12.80% të hapësirës informative në […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në takimin e 13-të vjetor të Forumit të Autoriteteve Rregullatore të Vendeve të Detit të Zi (BRAF), zhvilluar në Sofje të Bullgarisë. Temë kryesore e këtij takimi ishte “Inteligjenca Artificiale në Media dhe Rregullim”. Kryetarja e AMA-s ishte pjesë e panelit “E ardhmja e […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon angazhimin për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platformat digjitale, në bashkëpunim me qytetarët dhe TikTok-un. Nga data 4 shkurt deri më 14 shtator 2026, AMA ka administruar 309 ankesa. Pas shqyrtimit, 138 përmbajtje janë identifikuar në shkelje të ligjit. Prej tyre, 110 video ose audio janë hequr […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka identifikuar dhe dokumentuar teknikisht një server të paautorizuar të skemës së “cardsharing”, i cili mundësonte qasje të paligjshme në transmetimet e koduara të operatorëve televizivë DigitAlb, Tring dhe RTSH. Infrastruktura e shërbimit ishte e vendosur pranë kompanisë pritëse të serverëve, Hetzner Online GmbH, me seli në Gjermani. Pas identifikimit të […]
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në prezantimin e çmimit “Gazetaria mbron jetën”, organizuar nga MentBest, Aleanca Kundër Depresionit dhe Comunity Center for Health and Wellbeing. Kjo nismë synon të njohë dhe të promovojë raportimin e përgjegjshëm mediatik mbi vetëvrasjen dhe shëndetin mendor në Shqipëri. Në këtë aktivitet u nënvizua […]
Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve audiovizive për muajin korrik 2026 paraqesin kohën që televizionet kombëtare u kanë kushtuar partive politike, praninë e institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, si dhe përfaqësimin e aktorëve politikë në transmetimet sinkron. Sa u përket partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH) zë përqindjen më të lartë të kohës televizive, […]
Matjet e monitorimit të mbulimit live të protestës në 12 televizione informative gjatë 31 ditëve të muajit korrik tregojnë kohën televizive që secili prej tyre i ka kushtuar transmetimit të drejtpërdrejtë të protestës. Në këtë monitorim nuk janë përfshirë televizionet gjeneraliste. 12 televizionet informative të përfshira në matje kanë shtrirje në të gjithë vendin, si në kanalet […]