Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në mbledhjen e 59-të të EPRA-s, që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi ka marrë mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s,… Continue Reading Me Britaninë e Madhe përballë, Armela Krasniqi votohet nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullate, EPRA. Për herë të parë Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese
Vazhdon fushata e Edukimit Mediatik, e nisur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, në kopshtet e Tiranës. Janë vizituar deri tani 15 kopshte, të shtrirë në njesi të ndryshme administrave, ku objektiv kanë qenë prindër, edukatorë dhe fëmijë të moshës parashkollore. Kjo fazë e dytë e fushatës së Edukimit Mediatik, e titulluar, “Kompetencë mediatike për moshat… Continue Reading AMA vazhdon fushatën e Edukimit Mediatik në kopshte. Interes i madh nga prindër dhe edukatore për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet digjitale
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov). Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është… Continue Reading Reagim i Autoritetit të Mediave Audiovizive
Të nderuar deputetë, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Gjatë vitit 2023, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vijuar punën me masa dhe plane veprimi, për të përmbushur me rigorozitet dhe profesionalizëm, në përshtatje edhe me sfidat aktuale të tregut mediatik, detyrën e mbikqyrjes dhe rregullimit të mëtejshëm të medias audio… Continue Reading Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Raportin Vjetor të vitit 2023. Më poshtë fjala e plotë:
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Raportin Vjetor të vitit 2023. Në fjalën e saj ajo ka bërë një përmbledhjeve të angazhimeve kryesore të AMA-s gjatë vitit që lamë pas. Ndër pikat kryesore të punëve të kryera, Krasniqi ka theksuar ndryshimet… Continue Reading Kryetarja e AMA-s para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Kemi hedhur hapa konkret drejt transparencës së tregut mediatik audioviziv. Shqetësim pirateria televizive
Muaji Prill ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat politike kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato sociale. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas politikës, me 14.42%, vijnë… Continue Reading Monitorimi i Përmbajtjeve në Prill: Temat politike, më të trajtuarat në edicionet informative të televizioneve kombëtare
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hapur fazën e dytë të fushatës së Edukimit Mediatik. E nisur prej muajsh me një cikël videosh informuese dhe orientuese për fëmijë dhe të rritur, mbi Prindërimin Digjital, rreziqet e njohura digjitale, mbrojtjen e të dhënave personale, lojrat, reklamat, blerjet online etj, kjo fushatë është zgjeruar më tej dhe ka… Continue Reading AMA nis fushatën e Edukimit Mediatik me prindër dhe edukatoret e kopshteve të Tiranës. Ndalesa e parë në kopshtin, “Duarartët”
Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Lartë të Radiove dhe Televizioneve të Turqisë (RTUK), z. Ebubekir Sahin, kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Ankara. Bashkë me drejtues të rregullatorëve të vendeve të tjera, ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në zyrat qendrore të RTUK, me rastin… Continue Reading Kryetarja e AMA-s vizitë zyrtare në RTUK. Së shpejti nis Programi i Shkëmbimit të Ekspertëve
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë, dialogu midis rregullatorëve dhe platformave kryesore online, të organizuar nga Rrjeti Frankofon i Rregullatorëve të Medias (REFRAM). Gjatë punimeve të ditës së parë të Konferencës së organizuar në Abixhan, në Bregun e Fildishtë, Krasniqi ka drejtuar panelin me temë, “Iniciativat shumëpalëshe… Continue Reading Kryetarja e AMA-s merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit. Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave të mëdha: Google, Meta, X dhe Tik Tok
Muaji Mars ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato politike. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas Sociales, me 14.45%, vijnë… Continue Reading Monitorimi i Përmbajtjeve në Mars: Temat sociale, më të trajtuarat në edicionet informative të televizioneve kombëtare