Nga analiza e monitorimit mujor mbi aktivitetin dhe trendet e televizioneve kombëtare, është përllogaritur edhe koha që zënë partitë politike në edicionet informative. Nga të dhënat rezulton se, gjatë muajit Dhjetor 2023, Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë pjesën më të madhe, prej 73.96% të totalit të hapësirës televizive në edicionet informative. E treta në radhë vjen […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot, tryezën me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e këtij procesi”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë drejtues të operatorëve që prodhojnë përmbajtje apo programe audiovizive dhe të agjencive të reklamave që operojnë në treg, në këtë takim është shtruar […]
Nisur nga fenomeni shumë i përhapur, i përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja, jo vetëm në përditshmëri, por edhe në media, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar një nismë që synon të ndihmojë në frenimin e këtij fenomeni. Gjatë javës së parë të janarit, ekipi i Drejtorisë së Monitorimit dhe Analizës ka mbikqyrur përdorimin […]
Këshilli i Ankesave në AMA ka trajtuar gjatë vitit që lamë pas, 390 ankesa të ardhura nga individë, grupe individësh, grupe interesi, shoqata etj. Sipas të dhënave të raportuara nga KA, 59.5% e këtyre ankesave kanë pasur si objekt, “Të drejtat themelore të njeriut”, si dinjiteti, e drejta për privatësi, mbrojtja e të dhënave personale, liria e besimit, barazia […]
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë sot në konferencën shkencore me temë, “Kanalet televizive shqiptare në rrjetet sociale”, organizuar nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Kjo konferencë vjen si aktivitet përmbyllës i projektit me të njëjtin emër, realizuar nga Departamenti i Gazetarisë, […]
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi është takuar sot me përfaqësuesin e OSBE-së, z. Dan Bolger dhe ekspertin e medias, z. Andrei Richter, i cili ndodhet në Tiranë për të zhvilluar konsultime me institucionet publike dhe shoqatat mediatike mbi zhvillimet e fundit në media dhe ndikimin e dizinformimit në publikun e gjerë. Gjatë këtij takimi, znj. […]
Temat sociale kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare gjatë Nëntorit. Si çdo muaj, të dhënat janë përllogaritur nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA dhe reflektojnë, ndër të tjera, edhe temat e trajtuara të lajmeve në televizionet kombëtare. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas Sociales, me 14.15%, […]
Koha që zënë partitë politike në edicionet informative është një tjetër informacion që reflektohet në monitorimet mujore të përmbajtjeve, të kryera nga ekipi i AMA-s. Sipas të dhënave të monitorimit për muajin Nëntor, rezulton se Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë 70.91% të hapsirës së edicioneve informative në televizionet kombëtare. E treta në radhë […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur sot për konsultim ndryshimet e propozuara në ligjin “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë”. Në tryezën e parë të konsultimit ishin të ftuar të gjithë përfaqësuesit e OSHMA-ve për tu njohur me ndryshimet nen për nen, duke i hapur rrugë kështu fushatës së konsultimeve, e cila do të […]
Duket se ka qenë e fortë “gara” mes lajmeve me temë sociale me ato ekonomike, në edicionet informative, gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat interesante vijnë nga rezultatet e monitorimit të temave të lajmeve që televizionet kombëtare kanë transmetuar gjatë vitit 2022, të realizuara dhe përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës së të […]