Reklamat e fshehura nga mjekët apo institucionet shëndetësore janë të ndaluara Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e përmbushjes së detyrimeve ligjore për monitorimin e transmetimeve të subjekteve audiovizive, ka konstatuar së fundmi dhe emetimin e përmbajtjeve si reklama të fshehura, ku protagonistë janë mjekë apo institucione shëndetësore. Në këto transmetime evidentohet në thelb […]
Të hënën, datë 20 shkurt 2017, në Departamantin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës u prezantua studimi “Televizioni pa televizor”.
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara nga subjektet audiovizive ka evidentuar se në datën 15 shkurt 2017 është emetuar një reklamë politike. Reklama është përgatitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë mbi një aktivitet politik që ajo zhvillon në datën 18 shkurt 2017 në kryeqytet.
Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Këshilli i Evropës organizojnë tryezën e përbashkët “Prioritetet strategjike të AMA-s —këshillimi publik dhe krijimi i partneriteteve si bazë për arritjen e tyre” Të hënën, datë 30 janar, në kuadër të Programit të përbashkët të Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian “Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe […]
Autoriteti i Mediave Audiovizve, në mbledhjen e sotme, datë 27.01.2017, miratoi dhënien e licencës së fundit kombëtare numerike audiovizive e cila iu akordua subjektit ADTN.
Njoftim për shtyp në lidhje me shqetësimin e operatorit Ora News
Njoftim për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimetimeve të paligjshme Në kuadër te ushtrimit të detyrave dhe kompetencave ligjore, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka konstatuar se ende ka ofrues të shërbimeve audiovizive në Republikën e Shqipërisë të cilët po emetojnë nga pika transmetimi dhe frekuenca të paautorizuara. Këto subjekte kanë zënë në mënyrë të paligjshme frekuencat e përcaktuara […]
Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nenit 16, pika 2 e rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 219, datë 12.10.2016, AMA ju njofton sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit, në vijim të kërkesës së subjekteve që kanë blerë dokumentacionin e konkurrimit, si më poshtë:
Në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nenit 16, pika 2 e rregullores “Për kriteret dhe procedurat për dhënien e licencës kombëtare të transmetimit audioviziv dhe licencës kombëtare të shërbimit të programit audioviziv”, miratuar me vendimin e AMA-s nr. 219, datë 12.10.2016, AMA ju njofton sqarimet e bëra mbi dokumentacionin e licencimit, në vijim të kërkesës së njërit prej subjekteve që ka blerë dokumentacionin e konkurrimit, si më poshtë:
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” dhe VKM-së Nr. 292, datë 02.05.2012, “Për miratimin e Strategjisë së Kalimit nga Transmetimet Analoge në Transmetimet Numerike”, ka një rol të rëndësishëm në procesin e kalimit në transmetimet numerike.