E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Përfaqësues të AMA-s në WorldDAB për radion numerike

Për të studiuar kornizën e duhur strukturore të ndërtimit të një infrastrukture digjitale të transmetimeve audio në Shqipëri, përfaqësues të AMA-s kanë marrë pjesë në WorldDAB 2024, që po zhvillohet në Pragë të Çekisë. Ky event botëror, që ka bërë bashkë prodhuesit e automjeteve, regullatorët dhe transmetuesit audio për të eksploruar të ardhmen e radios […]

AMA përmbyll fushatën e Edukimit Mediatik në kopshte. Qindra pjesëmarrës bëhen pjesë e fushatës: prindër, gjyshër dhe edukatore

Është përmbyllur me sukses faza e dytë e fushatës së Edukimit Mediatik, e zhvilluar nga AMA. E titulluar, “Kompetencë mediatike për moshat parashkollore”, e hartuar dhe drejtuar nga Këshilli i Ankesave, kjo fushatë u konceptua si një cikël bisedash informuese dhe ndërgjegjësuese me prindër dhe edukatorë dhe kishte si objektiv fëmijët parashkollorë të moshës 5-6 […]

Me Britaninë e Madhe përballë, Armela Krasniqi votohet nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullate, EPRA. Për herë të parë Shqipëria arrin në nivele të tilla drejtuese

Në garë me kandidaten e rregullatorit audioviziv të Britanise së Madhe OFCOM, me shumicë votash, Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi është zgjedhur nën/Kryetare e Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në mbledhjen e 59-të të EPRA-s, që po zhvillohet në Roterdam të Holandës, Krasniqi ka marrë mbështetjen e shumicës së 52 autoriteteve anëtarë të EPRA-s, […]

Reagim i Autoritetit të Mediave Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, përcolli me shqetësim sot paradite (28.05.2024), incidentin para godinës së Bashkisë së Tiranës, ku siguria e grupit të reporterëve dhe kameramanëve të medias u vu në rrezik si pasojë e përdorimit të lëndëve shpërthyese (molotov). Pasiguria në punën e medias që mbulon një protestë a demonstratë është e papranueshme, është […]

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Raportin Vjetor të vitit 2023. Më poshtë fjala e plotë:

Të nderuar deputetë, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Gjatë vitit 2023, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vijuar punën me masa dhe plane veprimi, për të përmbushur me rigorozitet dhe profesionalizëm, në përshtatje edhe me sfidat aktuale të tregut mediatik, detyrën e mbikqyrjes dhe rregullimit të mëtejshëm të medias audio […]

Kryetarja e AMA-s para Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Kemi hedhur hapa konkret drejt transparencës së tregut mediatik audioviziv. Shqetësim pirateria televizive

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka prezantuar sot para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Raportin Vjetor të vitit 2023. Në fjalën e saj ajo ka bërë një përmbledhjeve të angazhimeve kryesore të AMA-s gjatë vitit që lamë pas. Ndër pikat kryesore të punëve të kryera, Krasniqi ka theksuar ndryshimet […]

Monitorimi i Përmbajtjeve në Prill: Temat politike, më të trajtuarat në edicionet informative të televizioneve kombëtare

Muaji Prill ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, tregojnë se temat politike kanë zënë përqindjen më të madhe të hapësirës informative në televizionet kombëtare, të ndjekura nga ato sociale. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas politikës, me 14.42%, vijnë […]

Kryetarja e AMA-s vizitë zyrtare në RTUK. Së shpejti nis Programi i Shkëmbimit të Ekspertëve

Me ftesë të Presidentit të Këshillit të Lartë të Radiove dhe Televizioneve të Turqisë (RTUK), z. Ebubekir Sahin, kryetarja e AMA-s znj. Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Ankara. Bashkë me drejtues të rregullatorëve të vendeve të tjera, ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e mbajtur në zyrat qendrore të RTUK, me rastin […]

Kryetarja e AMA-s merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Abixhanit. Nënshkruhet Deklarata e Dialogut mes rrjeteve rregullatore dhe platformave të mëdha: Google, Meta, X dhe Tik Tok

Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me temë, dialogu midis rregullatorëve dhe platformave kryesore online, të organizuar nga Rrjeti Frankofon i Rregullatorëve të Medias (REFRAM). Gjatë punimeve të ditës së parë të Konferencës së organizuar në Abixhan, në Bregun e Fildishtë, Krasniqi ka drejtuar panelin me temë, “Iniciativat shumëpalëshe […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara