E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi raporton në Kuvendin e Shqipërisë për punët e kryera gjatë vitit 2024

Përpara deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarja e AMA-s, Znj Armela Krasniqi, prezantoi disa nga prioritetet e punës së institucionit gjatë vitit 2024. Ajo renditi ndër të parat detyra të realizuara, përmbushjen e cilësisë dhe efektivitet e rolit mbikëqyrës e rregullator të AMA-s, falë funksionimit të Autoritetit si një ent plotësisht i pavarur në ushtrimin […]

Analiza 9-mujore, 132 raste të shqyrtuara nga AMA mbi përmbajtjet e emetuara nga televizionet

Në bazë të detyrave dhe funksioneve që ligji i njeh Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), për monitorimin e përmbajtjeve audiovizive, institucioni ka zhvilluar bilancin 9-mujor të punës, duke vlerësuar përputhshmërinë ligjore të programeve të transmetuara nga operatorët televizivë në vend. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar 132 raste, me qëllim sigurimin e respektimit të standardeve ligjore dhe etike në […]

Forumi i 11-të i Zhvillimit të Medias, kryetarja e AMA-s prezanton Strukturën Pronësore të Medias Audio/Audiovizive dhe Pronarët Përfitues

Zhvillohet në Tiranë Forumi i 11-të i Zhvillimit të Medias (MDF), organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Në praninë e ambasadorit të OSBE-së, Michel Tarran, të përfaqësuesve të medias, të shoqërisë civile, ekspertë të BE etj., në këtë Forum u diskutua mbi Transparencën e Pronësisë së Medias dhe Pluralizmit Mediatik në Shqipëri. “Objektivat e […]

Bashkëpunim ndërinstitucional, kryetarja e AMA-s, Znj.Armela Krasniqi takon Shefen e Zyrës së KiE-së, Znj. Giulia Re

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, priti në një takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Znj. Giulia Re. Në këtë tryezë u diskutua roli i AMA-s në monitorimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe mbi mundësitë për bashkëpunime dhe angazhime të mëtejshme në fushën e mediave gjatë proceseve […]

Krasniqi në takimin e 62-të të EPRA-s: Kemi realizuar Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias dhe studimin mbi investimet e OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Çdo e dhënë gjendet online

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. Në këtë takim, ajo ka qenë pjesë e panelit me temë, “Përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, në një mjedis mediatik që zhvillohet me shpejtësi”, ku ka shpjeguar për pjesëmarrësit një proces rregullator shumë të rëndësishëm për […]

Analiza 9 mujore, u kryen 199 kontrolle, për shkelësit vendosen 7 gjoba dhe 14 tërheqje vëmendjeje

Ekipet e inspektimit të AMA-s janë çdo ditë në terren. Gjatë 9️ muajve të vitit 2025 janë kryer 199 inspektime për kontrollin e të drejtave të transmetimit, qoftë nga subjektet e autorizuar nga AMA, ashtu edhe për subjektet ISP. Pas kontrolleve të ushtruara për shkelësit janë vendosur 7️ sanksione me gjobë dhe 14 tërheqje vëmendje. […]

Lufta kundër Piraterisë. AMA miraton ndryshimet në Rregulloren e Autorizimeve: masa përforcuese ligjore për subjektet, për të dhënë vetëm shërbimin për të cilin janë të autorizuar

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka hedhur një hap të ri në luftën kundër Piraterisë. Sot, me votë unanime, janë miratuar nga Bordi i AMA-s, ndryshimet e propozuara në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”. Këto ndryshime kanë të bëjnë me shtimin e masave përforcuese në respektimin e ligjit dhe kanë në thelb […]

Thellohet bashkëpunimi mes AMA-s dhe rregullatorit të Polonisë. Krasniqi: Ramë dakord për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta

Një takim pune mes Kryetares së AMA-s, znj. Armela Krasniqi, dhe kreut të rregullatorit të Polonisë, z. Maciej Swirski, e ka ngritur në një stad tjetër bashkëpunimin mes dy rregullatorëve. Gjatë vizitës në Varshavë, në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit Polak (KRRIT), znj. Krasniqi zhvilloi takime edhe me anëtarët e Bordit Drejtues të këtij […]

Kryetarja e AMA-s paralajmëron: Mos transmetoni pamjet e vrasjes së 14 vjeçarit. Parashikon masat ndëshkimore për shkelësit e ligjit

Kryetarja e AMA-, Znj. Armela Krasniqi ka reaguar sot pas shpërndarjes së videos, ku shfaqen pamjet e para dhe pas ngjarjes së ndodhur nëntorin e vitit të shkuar, ku mbeti i vrarë një 14 vjeçar. Ajo i ka bërë thirrje OSHMA-ve të mos transmetojnë pamjet që përveçse shkelin etikën njerëzore janë edhe në shkelje të […]

Rregullimi i shërbimeve mediatike në epokën digjitale: Krasniqi takim pune me kryetaren e Autoritetit të Lartë për Komunikimin Audioviziv të Mbretërisë së Marokut

Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, ka zhvilluar një takim pune me Latifa Akharbach, kryetare e Autoritetit të Lartë për Komunikimin Audioviziv (HACA) të Mbretërisë së Marokut.  Si një zë i fortë dhe aktiv në të gjitha forumet që Rrjeti Frankofon i Rregullatorëve të Medias (REFRAM) organizon, Akharbach qëndron në UNESCO, Forumin Global të Rregullatorëve, […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara