E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest

Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest Ditën e mërkurë, më datë 27 janar 2016, u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit të Mediave Audiovizive, në të cilë morën pjesë: z.Gentian Sala     Kryetar z.Sami Nezaj       Zëvëndëskryetar z.Gledis Gjipali  … Continue Reading Këshilli i AMA-s shtyn vendimmarrjen për dhënien e licencave kombëtare private të transmetimit audioviziv sipas procedurës Beauty Contest

AMA dhe Instituti Shqiptar i Medias organizojnë trajnimin “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”

Në datat 16 dhe 17 dhjetor 2015 një grup prej 20 gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë në mediat audiovizive publike dhe private zhvilluan një modul trajnimi, si pjesë e projektit “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias në Tiranë, ISHM, në bashkëpunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, AMA. Continue Reading AMA dhe Instituti Shqiptar i Medias organizojnë trajnimin “Përmirësimi i raportimit të çështjeve të fëmijëve në median audiovizive”

Projekt rregullore për licencat e transmetimit audio të komuniteteve

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të rregullimit të transmetimeve të radiove komunitare sipas ligjit për mediat audio dhe audiovizive 97/2013 ka publikuar në rubrikën këshillim publik, në faqen e tij zyrtare në internet, www.ama.gov.al, Projekt Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”. Continue Reading Projekt rregullore për licencat e transmetimit audio të komuniteteve

Njoftim për hapjen e procedurave për pranim e kandidaturave për Këshillin e Ankesave

Në zbatim të nenit 20 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, vendimit të AMA-s nr. 30 datë 16.04.2015, vendimit nr. 35/2015 “Për disa ndryshime në strukturën, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), AMA publikoi në faqen zyrtare të saj shpalljen për plotësimin e vendeve vakante të Këshillit të Ankesave, përkatësisht pozicioni i Kryetarit dhe dy anëtarëve. Continue Reading Njoftim për hapjen e procedurave për pranim e kandidaturave për Këshillin e Ankesave

AMA dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit nënshkruajnë marrëveshjen për praktikat studentore

Të enjten, më 19 nëntor, Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive Z. Gentian Sala dhe Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Univeristetin e Tiranës Prof. Dr. Artan Fuga nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin e praktikave studentore të studentëve të kësaj dege pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive. Continue Reading AMA dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit nënshkruajnë marrëveshjen për praktikat studentore

Në kuadër të formalizimit dhe ligjshmërisë të tregut audioviziv sekuestrohen pajisjet e “Tv Kabllor Jug”

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të formalizimit të tregut audio dhe audioviziv dhe në kuadër të sigurimit të konkurrencës së ndershme midis operatorëve qofshin këta TV, radio apo kabllorë është duke vijuar në gjithë territorin e vendit aksionin për kontrollin dhe verifikimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre audiovizive në kundërshtim me aktet normative në fuqi. Continue Reading Në kuadër të formalizimit dhe ligjshmërisë të tregut audioviziv sekuestrohen pajisjet e “Tv Kabllor Jug”

Autoriteti i Mediave Audiovizive , bashkëpunon me ‘Grupin Koha” dhe Shoqërinë “Company 21” , për transmetimin e programeve të tyre në Shqipëri

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadër të bashkëpunimit dhe partneritetit me Grupin mediatik Koha sh.p.k. dhe Shoqërinë “Company 21”, jetësoi një marrëveshje me të cilat ka rënë dakord që këta transmetues Kombëtar në Kosovë të transmetojnë edhe në Republikën e Shqipërisë. Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive , bashkëpunon me ‘Grupin Koha” dhe Shoqërinë “Company 21” , për transmetimin e programeve të tyre në Shqipëri

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara