E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim nga Ministria e Mbrojtjes

Në lidhje me situatën e rëndë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë, si dhe shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore me vendimin nr. 750, datë 27.11.2019 të Këshillit të Ministrave, më poshtë do të gjeni një njoftim të rëndësishëm të Ministrisë së Mbrojtjes. Autoriteti i Mediave Audiovizive 28 Nëntor 2019 Previous Next

Autoriteti i Mediave Audiovizive akordon 5 milion lekë për solidarizim me të dëmtuarit nga tërmeti

Në situatën e rëndë që ka krijuar tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, vendosi të akordojë fondin prej 5 milion lekësh të reja në ndihmë dhe në shërbim të familjeve më të prekura nga pasojat. Në Ditën e Flamurit, AMA, tregon mbështetje dhe solidaritet me të gjithë ata që u goditën… Continue Reading Autoriteti i Mediave Audiovizive akordon 5 milion lekë për solidarizim me të dëmtuarit nga tërmeti

NJOFTIM PËR MEDIAN

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka vlerësuar dhe vlerëson angazhimin konkret dhe profesional të redaksive audiovizive, në mbulimin e problematikave dhe situatës së paprecendetë të krijuar nga tërmeti i ditës së martë dhe lëkundjeve vijuese në territorin e Shqipërisë. Informimi realist i ekipeve gazetareske në terren është një ndihmë e jashtëzakonshme për familjet e prekura… Continue Reading NJOFTIM PËR MEDIAN

NJOFTIM MBI SOLIDARIZIMIN E QYTETARËVE PËR MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA TËRMETI

NJOFTIM MBI SOLIDARIZIMIN E QYTETARËVE PËR MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA TËRMETI Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në zbatim të nenit 34 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe rregullores “Për transmetimin pa shpërblim të informacioneve, mesazheve dhe njoftimeve me interes të lartë për publikun e gjerë”,… Continue Reading NJOFTIM MBI SOLIDARIZIMIN E QYTETARËVE PËR MBËSHTETJE TË FAMILJEVE TË PREKURA NGA TËRMETI

AMA organizon Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”

Të martën, më 19 nëntor 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi në Tiranë Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”. Tryeza e Parë po mbi këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin… Continue Reading AMA organizon Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”

NJOFTIM PËR DIGJITALIZIMIN

Finalizimi i procesit të digjitalizimit në qarqet Tiranë dhe Durrës, çon në pesë numrin e qarqeve në rang vendi, ku tashmë janë mbyllur transmetimet analoge. Me kalimin në transmetimet numerike në këto qarqe, ku është përqendruar numri më i madh i banorëve, rreth 80% e popullsisë tashmë ka akses në transmetimet digjitale. Përmes kësaj teknologjie,… Continue Reading NJOFTIM PËR DIGJITALIZIMIN

Konferenca mediatike “Radiot fetare në gjuhën shqipe”

Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u mblodhën të mërkurën paradite në Tiranë në konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe”. Autoriteti i Mediave Audiovizive, në rolin e organizatorit të aktivitetit synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve nga të pranishmit të nxjerrë në pah… Continue Reading Konferenca mediatike “Radiot fetare në gjuhën shqipe”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara