E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Angazhimi në përmbajtjet televizive: Ekranet afrojnë për kontribute të dyja gjinitë

Angazhimi i pjesëmarrësve, femra/meshkuj, në programe të ndryshme televizive, i ndarë në dy kategori, moderatorë dhe të ftuar, është një prej të dhënave të reflektuara në Buletinin Statistikor të vitit 2022, hartuar nga specialistët e AMA-s.

Subjektet audiovizive në strukturën e tyre programore përfshijnë emisione ose rubrika që transmetohen çdo ditë, një ose disa herë në javë, ose me periodicitet kohor më të rrallë. Një pjesë e tyre kanë dhe karakter sezonal, duke u emetuar në një periudhë të caktuar të vitit, varësisht fokusit tematik dhe target-it.

Nga monitorimi i përmbajtjeve televizive, për një kampion kohor prej një jave, i kryer Dhjetorin e vitit të kaluar, vihet re se, në televizionet kombëtare përqindjet e angazhimit femra/meshkuj janë kryesisht të ekuilibruara. P.sh, në televizionin Klan, 51% e moderatorëve janë meshkuj ndërsa 64% e të ftuarve në emisione kanë qenë femra. Gjithashtu Vizion Plus ka një ndarje pothuaj të barabartë sa u takon moderatorëve, femra dhe meshkuj, respektivisht 49% me 51%, por sa i takon të ftuarve në emisione, 80% kanë qenë meshkuj dhe vetëm 20% femra. Top Channel ka mbizotërim të moderatoreve femra me 61% dhe qasje të përafërt tek të ftuarit me 56% meshkuj dhe 44% femra. Gjithashtu RTSH ka 76% të moderatorëve femra ndërsa 58% e të ftuarve, meshkuj.

Vlerësimi i mësipërm është kryer për 12 subjekte televizive dhe të dhëna me të detajuara gjenden në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/wp-content/uploads/2020/07/AMA-BULETINI-PERIODIK-9.pdf

Rezultatet e kampionit që është vlerësuar reflektojnë për secilin nga subjektet audiovizive, por dhe në tërësi, prirjen se, ekrani po afron për kontribute të dyja gjinitë, pa qenë pengesë dhe paragjykim për cilindo që ngarkohet me detyrën e moderimit të një programi, apo për ata që ftohen të ndajnë mendimet e pikëpamjet në trajtimin e temave dhe aspekteve që subjekti audioviziv vendos në fokus.

Perpara Miratohen ndryshimet në Rregulloren, “Për kriteret dhe Procedurat e Dhënies së Autorizimeve”. Risi, paraqitja e kanalit të parë që përdor OSHMA-ja
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara