Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, po ju përcjell njoftimet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik.
AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë këto aktivitete të ndaluara nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive. AMA do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi.
Më poshtë gjeni tri vendimet e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur shkresat zyrtare përkatëse.
1.
Ne zbatim te nenit 92, te ligjit nr. 10019, date 29.12.2008, te ndryshuar, ju dergojme bashkelidhur vendimet e Komisionerit Shteteror te Zgjedhjeve, nr. 190 date 21.3.2023 dhe nr. 191 date 21.3.2023, nepermjet te cilave ka vendosur si vijon;
Nepermjet Vendimit nr. 191 date 21.3.2023 ka vendosur per Ministrine e Kultures:
1. Ndalimin e zhvillimit të veprimtarisë publike me datë 24 mars 2023 me temë “Bisedë e hapur për klasterin dixhital për audioviziven” .
2. Vendosjen e shënimit “Ndaluar nga KQZ” në ndërfaqen e raportimit.
3. Njoftimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive të mos lejojë transmetimin apo pasqyrimin në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione. “Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarisë me karakter 3 publik të Ministrisë së Kulturës” date 21.3.2023 nr. 191 Ora: 18:49
4. Ky vendim i njoftohet palëve nëpërmjet postës elektronike.
5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
6. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.
(Shenim; vendi i zhvillimit te aktivitetit eshte Salla e Parkut te Artit, Ministria e Kultures).
2.
Nepermjet Vendimit nr. 190 date 21.3.2023 ka vendosur per Bashkine Gjirokaster:
Ndalimin e zhvillimit të 3 (tre) veprimtarive publike me datë 24 mars 2023, me temë: a) Inspektim/kontroll, b) Diskutim për turizmin, c) Diskutim për turizmin,2. Vendosjen e shënimit “Ndaluar nga KQZ” në ndërfaqen e raportimit. 3. Njoftimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive të mos lejojë transmetimin apo pasqyrimin në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione. 4. Ky vendim i njoftohet palëve nëpërmjet postës elektronike. 5. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen elektronike zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 6. Kundër këtij vendimi mund tё bёhet ankim në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, brenda 3 (tre) ditëve nga shpallja e tij.
(Shenim: vendi i zhvillimit per veprimtarine inspektim/kontroll eshte Rruga e fshatit Zhulat, vendi i zhvillimit per dy veprimtarite e tjera eshte Bashkia Gjirokaster.)
3.
Veprimtaria me temë “Inspektim ne Spitalin Qendror ne QSUT-Organizim i punes se urgjences”, raportuar në ndërfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 23.3.2023, dhe me datë zhvillimi 27.3.2023, vendi i zhvillimit ne “Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” ora 10:00, eshte raportuar jashte afatit ligjor (5 ditor) te parashikuar në nenin 92 të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator. Ne keto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos te ndaloje zhvillimin e kesaj veprimtarie. Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit, të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaria nuk mund te zhvillohet.
Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4 te vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit te Mediave Audiovizive te marre masa qe mos te lejohet transmetimi apo te pasqyrohet ne rubrikat e lajmeve apo ato qe mbulojne fushaten ne radio dhe televizione.