E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Aktivitete publike që nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje të detyrimeve që ka nga zbatimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor, ju përcjell një njoftim të ri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik. 

AMA kërkon nga të gjitha OSHMA-të që të mos përfshijnë aktivitetet e përmendura nga KQZ në transmetimet e përmbajtjeve audiovizive. Autoriteti do të vijojë procesin e monitorimit dhe në rast të identifikimit të rasteve të transmetimit të aktiviteteve të listuara si “Ndaluar nga KQZ”, siç janë konsideruar aktivitetet e mëposhtme, do të njoftojë zyrtarisht KQZ-në për vijimin e procedimit administrativ sipas legjislacionit në fuqi. 

Më poshtë gjeni njoftimin e KQZ-së, si dhe bashkëlidhur është shkresa zyrtare përkatëse. 

Veprimtaria  Tryezë diskutimi në fshatin Arrez e Madhe”, raportuar në ndërfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 23.3.2023, dhe me datë zhvillimi 27.3.2023, vendi i zhvillimit ne “Fshati Arrez e Madhe” ora 17:00, dhe veprimtaria “Tryeze diskutimi mbi problematikat dhe nderhyrjet e realizuara ne fshatin Vagalat”  raportuar në ndërfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datë 23.3.2023, dhe me datë zhvillimi 27.3.2023, vendi i zhvillimit ne “Fshati Vagalat” ora 16:00 jane raportuar jashte afatit ligjor (5 ditor) te parashikuar në nenin 92 të Kodit Zgjedhor dhe vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator. Ne keto kushte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos te ndaloje zhvillimin e ketyre veprimtarive.  Ndalimi është kryer në ndërfaqen e raportimit, të KQZ-së nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ”, në aktivitete të ndaluara. Kur ka vendim ndalimi, veprimtaria nuk mund te zhvillohet.  

Gjithashtu, referuar nenit 9, pika 4 te vendimit nr. 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Rregullator, i drejtohemi Autoritetit te Mediave Audiovizive te marre masa qe mos te lejohet transmetimi apo te pasqyrohet ne rubrikat e lajmeve apo ato qe mbulojne fushaten ne radio dhe televizione. 

Vendim nr. 204, datë 24.03.2023 Për ndalimin e zhvillimit të veprimtarive me karakter publik të Bashkisë Memaliaj

Perpara Aktivitete publike të cilat nuk duhet të përfshihen në transmetimet audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara