NJOFTIM PËR ÇELJEN E PROCEDURËS TË DHËNIES SË 1 LICENCE TË TRANSMETIMIT AUDIO TË KOMUNITETIT
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit” miratuar me vendimin nr. 55, datë 04.04.2016 të AMA-s, si dhe vendimit nr. 28, datë 21.02.2018 të AMA-s “Për përcaktimin e frekuencave për shërbimin e transmetimit audio të komunitetit dhe çeljen e garës për dhënien e licencës të transmetimit audio të komunitetit”, do të organizojë procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për dhënien e 1 licence të transmetimit audio të komunitetit, për zonat e mëposhtme:
Nr. | Zona e ofrimit të shërbimit | Përcaktimi i operatorit | Pika transmetuese |
Frekuenca (MHz) |
1
|
Qarqet Elbasan, Fier, Korçë |
Audio Komuniteti
|
Petresh | 93.4 |
Librazhd | 89.3 | |||
Gramsh | 89 | |||
Prrenjas | 89.9 | |||
Çervenakë | 90.6 | |||
Çardhak | 88.7 | |||
Ersekë | 87.7 | |||
Ardenicë | 98.7 | |||
Ligovun | 96.8 | |||
Ballsh | 88.1 |
Subjektet e interesuara për t’u pajisur me licencë private tӫ transmetimit audio tӫ komunitetit, janë të lutur që të depozitojnë aplikimet në Autoritetin e Mediave Audiovizive, rruga “Papa Gjon Pali II”, Nr. 15, Kutia Postare 1010, Tiranë, brenda datës 03.04.2018 ora 10.00.
Dokumentacioni i plotë i konkurrimit të kandidaturave, që përfshin:
- Rregulloren “Për dhënien e licencave të transmetimit audio të komunitetit”;
- Karakteristikat teknike të transmetimit.
mund të tërhiqet në zyrën e Arkivë-Protokollit, në AMA, nga çdo subjekt që synon të marrë pjesë në konkurrim.
Aplikimet do të hapen më datë 03.04.2018, ora 10.00, në mjediset e AMA-s ku aplikuesit apo përfaqësuesit e autorizuar prej tyre, kanë të drejtë të jenë të pranishëm në momentin e hapjes së dosjeve të aplikimit.