Miratohet strategjia dhe plani i veprimit të AMA-s për periudhën 2017-2019
AMA, në mbledhjen e datës 29.03.2017, miratoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit për 2017-2019 të Autoritetit të Mediave Audiovizve duke pëmbushur një nga objektet e punës të përcaktuara dhe në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizvie në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar nga ku institucioni harton dhe miraton çdo trevjeçar një strategji ku pasqyron mënyrën e realizimit të funksioneve të veta ligjore.
Strategjia përfshin objektivat kryesore të AMA-s, agjendën e aktiviteteve që duhen ndërmarrë në përmbushje të tyre, si dhe rrugët e realizimit. Ajo është e ndërtuar mbi dy kollona kryesore:
- Dokumenti Strategjik
- Plani Veprimit për Dokumentin Strategjik
Dokumenti strategjik përmban misionin, vizionin, vlerat, qëllimet strategjike si dhe objektivat përkatëse të Autoritetit, duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në parimet mbi të cilat funksionon;
Plani i Veprimit të Dokumentit Strategjik, ku parashikohen veprimtaritë me përparësi, si dhe rezultatet e pritshme për përmbushjen e qëllimeve strategjike, të ndara në afate, për periudhën 2017-2019.
Për përgatitjen e një strategjie sa më të qartë, të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe për ndërtimin e një plani veprimi të detajizuar dhe efektiv, AMA ndërmori një proces të standardizuar të këshillimit publik duke përfshirë të gjitha grupet e interesit, duke marrë dhe ekspertizë nga Këshilli i Evropës, duke bashkëpunuar ngushtë dhe me Këshillin e Ankesave pranë Autoritetit. Në këtë proces dokumentet u janë përcjellë për mendim Kuvendit të Shqipërisë, MIAP-it, AKEP-it dhe Autoritetit të Konkurrencës, duke reflektuar të gjitha sugjerimet dhe rekomandimet në kuadër të rritjes së sinergjisë për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
Autoriteti i Mediave Audiovizive
Tiranë më 31 Mars 2017