“Një fjali në studio” – Pse u gjobit televizioni rumun Antena 1?

Këtë herë, në një emision të transmetuar drejtpërdrejt në Rumani, vend anëtar i Bashkimit Evropian.

Më 9 maj 2013, në televizionin rumun Antena 1, një i ftuar fyeu një grua që ndodhej në studio. Në një moment, duke folur për të, tha “Ia fus dhëmbët në fyt.” Kjo fjali është pjesë e transkriptit të përfshirë në vendimin e rregullatorit rumun të medias.

Moderatori i kërkoi të ftuarit të përmbahej dhe të fliste në mënyrë të civilizuar. I ftuari vazhdoi me fyerjet. Moderatori ia mbylli mikrofonin vetëm në fund të emisionit.

Më 20 qershor 2013, rregullatori rumun i medias (CNA) e gjobiti Antena 1 me 70.000 lei rumunë, afërsisht 14.000 euro. Në vendimin nr. 299, rregullatori vlerësoi se moderatori nuk ndërhyri me vendosmërinë e duhur dhe se ndërhyrjet e tij nuk e ndalën gjuhën fyese dhe vulgare të të ftuarit.

Në ciklin “Një fjali në studio”, AMA sjell këtë rast për të kuptuar më mirë përgjegjësinë që ka një televizion për mënyrën se si drejton një emision të transmetuar drejtpërdrejt.

Në diskutimet për vendimet e AMA-s, ia vlen të shohim se si trajtohen raste të ngjashme në vendet e Bashkimit Evropian.

Perpara “Një fjali në studio” – Pse iu pezullua leja e transmetimit Radio Holger?

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara