Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 16)

“Në pak sekonda? Ma përgatiti pothuajse gjithë materialin, por ky titull nuk më duket i saktë. Këtë citim nuk e tha askush.”

“Inteligjenca artificiale është një mjet, prandaj çdo material kontrollohet. Inteligjenca artificiale mund të transkriptojë, të përkthejë dhe të analizojë të dhënat. Por mund edhe të gabojë. Integriteti, etika dhe gjykimi profesional mbeten përgjegjësi e gazetarit.”

Mendo para se të publikosh Media & AI

Për shumë lexues, titulli është e vetmja pjesë e lajmit që shohin. Nëse inteligjenca artificiale heq një rrethanë, fsheh një nuancë apo e kthen një mundësi në siguri, publiku mund të marrë një mesazh krejt tjetër nga ai i intervistës apo i lajmit.

Inteligjenca artificiale mund të kursejë kohë në redaksi. Vendimi për atë që publikohet dhe përgjegjësia për saktësinë i takojnë medias. Para se të botohet një titull, ia vlen të dëgjohet sërish regjistrimi dhe të bëhet një pyetje e thjeshtë:

A do ta kuptonte njësoj lexuesi po ta dëgjonte vetë intervistën?

Në ciklin “Mendo para se të publikosh”, AMA sjell situata të përditshme për të kuptuar si prodhohet informacioni, si verifikohet dhe çfarë ndodh kur një titull merr jetë në rrjete.

Perpara AMA publikon të dhënat për vjetërsinë në punë në mediat shqiptare, 33% e punonjësve në televizione kanë 1–3 vite përvojë

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara