Gjatë periudhës 4 shkurt – 27 korrik, bashkëpunimi mes qytetarëve, AMA-s dhe TikTok ka vijuar për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga platforma.
Ankesat e administruara
- 266 ankesa të shqyrtuara
- 127 raste të identifikuara në shkelje të ligjit
- 102 video/audio të hequra nga platforma
- 25 video/audio në shqyrtim
Nga 102 përmbajtjet e hequra
- 14 video për akte dhune
- 3 video për urrejtje fetare
- 3 video me pamje të veprave penale
- 30 video për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës
- 49 video për nxitje të dhunës dhe urrejtjes
- 3 audio me gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike
Lufta kundër piraterisë
- 1,820 raste të raportuara për pirateri
- 935 foto të raportuara
- 885 video të raportuara
- 1,820 foto/video të fshira nga platforma
- 0 raste në proces
Çdo ankesë dhe raportim i ardhur gjatë kësaj periudhe është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

