AMA realizoi 134 inspektime gjatë 6- mujorit të parë të vitit 2026

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka realizuar 134 inspektime, në kuadër të monitorimit dhe kontrollit të tregut audioviziv.

Inspektimet janë zhvilluar në rrjetet kabllore, IPTV dhe OTT. Kontrollet janë kryer si rezultat i ankesave të paraqitura pranë AMA-s, ashtu edhe në vijim të verifikimeve të ndërmarra nga strukturat e institucionit në terren, duke mundësuar identifikimin dhe trajtimin e rasteve të shkeljeve.

Përmes këtij procesi, AMA vijon të forcojë monitorimin dhe kontrollin e tregut audioviziv, duke ndërmarrë masat e nevojshme ndaj rasteve të shkeljeve të konstatuara. Këto veprime synojnë garantimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, rritjen e standardeve të shërbimeve audiovizive dhe mbrojtjen e interesit publik.

Perpara AMA dhe CRTDSA forcojnë bashkëpunimin institucional për sfidat e medias dhe shërbimeve digjitale

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL