E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Krasniqi në Bukuresht, pjesë e Forumit të Komunikimeve Digjitale dhe Medias

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në Forumin e Komunikimeve Digjitale dhe Medias, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Komunikimeve (IIC), i cili u zhvillua në Parlamentin Rumun, në Bukuresht, me mikpritjen e Presidentit të ANCOM, Z. Valeriu Zgonea.

Forumi u çel me një tryezë të rrumbullakët, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të autoriteteve rregullatore nga Rumania, Kroacia, Anglia, Moldavia, Lituania dhe vende të tjera europiane. Diskutimet u drejtuan nga Znj. Lynn Robinson dhe Z. Valeriu Zgonea, të cilët vunë theksin te rëndësia e shkëmbimit të praktikave më të mira të rregullimit në epokën digjitale.

Gjatë forumit, Kryetarja e AMA-s, ndau përvojën shqiptare dhe u njoh me qasjet më të fundit mbi sfidat që po përballon tregu mediatik dhe vetë autoritetet rregullatore në Europë. Ajo vlerësoi se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave mes institucioneve homologe janë të rëndësishme për hartimin e politikave dhe planeve të punës në fushën e medias audiovizive dhe komunikimeve digjitale.

Në fokus të diskutimeve ishin transformimi digjital në komunikim, mbrojtja e publikut, përdorimi i përgjegjshëm i Inteligjencës Artificiale, si dhe sfidat që lidhen me platformat e shpërndarjes së videove dhe përmbajtjeve online.

Perpara Transparenca AMA–TikTok, hiqen nga platforma 38 përmbajtje të dëmshme dhe 1140 foto/video të raportuara për pirateri

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara