Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në ditën e dytë të punimeve të Forumit të Komunikimeve Digjitale dhe Medias, organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Komunikimeve (IIC), i zhvilluar në ambientet e Parlamentit rumun në Bukuresht.
Znj. Krasniqi ishte pjesë e panelit me temë kushtuar sfidës së balancimit mes risive teknologjike, të drejtave të konsumatorit dhe sigurisë online në epokën digjitale. Në diskutim morën pjesë edhe Mari Velsand, përfaqësuesi i Netflix, Peter Matzneller, drejtori i Shërbimeve Digjitale të Autoritetit rumun për Menaxhimin dhe Rregullimin në Komunikime, Calin Cozan, ndërsa paneli u moderua nga kryetarja e rregullatorit të Barbados dhe drejtoreshë e Bordit të IIC, Allyson Leacock.
Diskutimet u fokusuan te mbrojtja e të miturve online, përgjegjësia e platformave digjitale, trajtimi i përmbajtjeve të paligjshme, si dhe sfidat që sjell zbatimi i rregulloreve të reja në një treg mediatik dhe teknologjik që ndryshon me shpejtësi.
Gjatë panelit, znj. Krasniqi prezantoi rezultatet e bashkëpunimit të AMA-s me platformën TikTok dhe X, si dhe llojet e shkeljeve të hasura në përmbajtjet e paligjshme të raportuara nga publiku shqiptar në këto platforma.
















