E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i përmbajtjeve gjatë muajit prill: Partitë, institucionet dhe aktorët dominues në ekranet kombëtare

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin prill, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive , tregojnë një dominim të qartë të disa aktorëve politikë dhe institucioneve në televizionet kombëtare.

Në raportin mbi partitë politike, Partia Demokratike zë 67.01% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 29.91% dhe Partia për Bashkimin dhe të Drejtat e Njeriut me 1.61 %.

Nga ana tjetër, në prezencën e institucioneve shtetërore, Qeveria ka 44.45% të kohës, Kryeministria ka 43.56%,  ndërsa Parlamenti 9.99 %.

Në treguesin e aktorëve sinkron, Edi Rama kryeson në muajin prill me 31.34%,  i ndjekur nga Sali Berisha me 29.90% dhe Taulant Balla 5.28%.

Të dhëna të tjera, përfshirë temat e lajmit dhe reklamat institucionale, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit: https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/

Perpara Krasniqi në Bukuresht, në panelin për sigurinë online në epokën digjitale: Bashkëpunimi i AMA-s me TikTok e X, i suksesshëm

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara