E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimet në prill, lajmet politike zënë vendin kryesor në edicionet e lajmeve

Të dhënat e përpunuara nga ekipet e monitorimit dhe analizës pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive tregojnë se gjatë muajit prill, hapësira më e madhe në mediat audiovizive i është kushtuar tematikës politike.

Sipas raportit, lajmet me karakter politik zënë 15.25% të përmbajtjes informative. Në vijim, vend të rëndësishëm zënë lajmet ndërkombëtare me 13.85%, ndërsa temat sociale renditen të tretat me 12.74%.

Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/

 

Perpara Monitorimi i përmbajtjeve gjatë muajit prill: Partitë, institucionet dhe aktorët dominues në ekranet kombëtare

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara