E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i përmbajtjeve gjatë shkurtit: Partitë, institucionet dhe aktorët dominues në ekranet kombëtare

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin shkurt, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoriteti i Mediave Audiovizive , tregojnë një dominim të qartë të disa aktorëve politikë dhe institucioneve në televizionet kombëtare.

Në raportin mbi partitë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 74.70% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste me 23.85% dhe Partia “Mundësia” me 0.63%.

Nga ana tjetër, në prezencën e institucioneve shtetërore, Kryeministria ka 45.66% të kohës, Qeveria 35.78%,  Parlamenti 16.14%, Presidenca me 2.20% si dhe Institucionet e Pavarura me 0.22%

Në treguesin e aktorëve sinkron, Sali Berisha kryeson me 36.77%, i ndjekur nga Edi Rama me 26.58%, e më pas Arbjan Mazniku me 3.93%.

Të dhëna të tjera, përfshirë temat e lajmit dhe reklamat institucionale, mund të konsultohen në faqen zyrtare të Autoritetit. : https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/

 

Perpara Krasniqi në tryezën e organizuar nga PLURILINGMEDIA: Përfitimet dhe sfidat nga media e re digjitale
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara