E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Mbrojtja e prodhimit audioviziv shqiptar, pas kërkesës së AMA-s hiqet nga Google Play Store aplikacioni “Shiko Shqip”

Një tjetër transmetues pirat ka marrë dënimin e merituar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Pas identifikimit nga ekipet e inspektimit në AMA, verifikimit për shkelje të të drejtave të transmetimit dhe raportimit në Google, është hequr nga Google Play Store edhe një tjetër aplikacion që transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptare.

Bëhet fjalë për aplikacionin “Shiko Shqip”, i cili ofronte qasje të paautorizuar në kanale televizive shqiptare dhe përmbajtje audiovizive të mbrojtura, duke përbërë një rast të qartë të shpërndarjes së paligjshme të përmbajtjes në internet.

Pak ditë më parë, pas kërkesës së AMA-s u hoq nga Google Play Store aplikacioni “Kanali im” për shkelje të të drejtave të transmetimit.

AMA do të vijojë monitorimin e hapësirës digjitale dhe raportimin e aplikacioneve, platformave dhe faqeve që shpërndajnë në mënyrë të paautorizuar kanale dhe programe televizive, në mbrojtje të të drejtave të transmetuesve.

 

 

Perpara Selanik, kryetarja e AMA-s merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për sigurinë e gazetarëve
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara