E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i përmbajtjeve gjatë vitit 2025: 106 raste shkeljesh, 23 prej tyre lidhen me të drejtat e fëmijëve

Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon të ketë në fokus mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve në transmetimet audio dhe audiovizive, si një nga prioritetet kryesore të veprimtarisë së tij.

Gjatë vitit 2025, AMA ka evidentuar gjithsej 106 raste shkeljesh, nga të cilat 23 që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve në përmbajtjet e transmetuara. Sipas monitorimeve të kryera, këto shkelje përfshijnë 13 raste për transmetim të pamjeve të rënda në orar të papërshtatshëm dhe pa teknika mbulimi, 6 raste të përdorimit të fjalorit jo etik, 2 raste për transmetim të përmbajtjeve për të rritur në orar të papërshtatshëm dhe 2 raste për reklama bullizuese.

Një nga objektivat kryesorë të AMA-s është monitorimi i vazhdueshëm i hapësirës mediatike për të garantuar respektimin e standardeve ligjore dhe mbrojtjen e të miturve nga përmbajtjet e dëmshme.

Perpara Shkelje e të drejtave të transmetimit, pas kërkesës së AMA-s hiqet nga Google Play Store aplikacioni “Kanali im”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara