E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkelje e të drejtave të transmetimit, pas kërkesës së AMA-s hiqet nga Google Play Store aplikacioni “Kanali im”

Aplikacioni “Kanali im”, i cili transmetonte në mënyrë të paligjshme kanale televizive shqiptare është hequr nga Google Play Store, pas konstatimit të shkeljeve të të drejtave të transmetimit.

Kërkesa erdhi pas një procesi verifikimi nga ekipet e inspektimit të AMA-s, të cilat evidentuan se aplikacioni ofronte akses të paautorizuar në kanale televizive shqiptare dhe përmbajtje audiovizive  të mbrojtura me të drejta.

Ky rast përbën një shembull të qartë të shpërndarjes së paligjshme të përmbajtjes audiovizive në internet, duke dëmtuar tregun mediatik dhe të drejtat e operatorëve të ligjshëm.

Autoriteti i Mediave Audiovizive bën të ditur se do të vijojë monitorimin e hapësirës digjitale dhe raportimin e aplikacioneve, platformave dhe faqeve që shpërndajnë në mënyrë të paautorizuar kanale dhe programe televizive, në mbrojtje të prodhimeve audiovizive shqiptare.

 

Perpara Krasniqi në takimin e TAIEX, diskutohet përafrimi i legjislacionit të vendeve kandidate me Aktin Europian për Shërbimet Digjitale
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara