E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë: raportohet një tjetër shkelës i ligjit, në Tiranë

Autoriteti i Mediave Audiovizive vijon aksionet kundër transmetimeve pirate, duke evidentuar një tjetër shkelje të ligjit në qytetin e Tiranës. 

Gjatë monitorimeve të tregut nga inspektorët e AMA-s, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit – Sektorin e Krimit Ekonomik, u konstatua funksionimi i paligjshëm i një serveri OTT dhe një serveri CCcam (card-sharing). Këta serverë transmetonin në mënyrë të jashtëligjshme platformat shqiptare DigitAlb dhe Tring TV, përfshirë paketat sportive SuperSport dhe Tring Sport, si edhe platforma ndërkombëtare.

Domain-et përkatëse janë raportuar pranë AKEP-it, me qëllim marrjen e masave të mëtejshme ligjore.

Autoriteti i Mediave Audiovizive thekson se mbetet i palëkundur në luftën kundër piraterisë audiovizive dhe në mbështetje të operatorëve të ligjshëm në treg.

Njëkohësisht, AMA u bën thirrje qytetarëve të mos blejnë produkte audiovizive të paligjshme, pasi ato nuk garantojnë cilësi dhe siguri shërbimi.

Perpara Monitorimi: Reklamat institucionale të muajit Nëntor
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara