E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

“E Ardhmja Digjitale e Komunikimit”, Krasniqi në Konferencën Ndërkombëtare për 20-vjetorin e ERC-së në Lisbonë

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Znj. Armela Krasniqi, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar nga Autoriteti Rregullator i Portugalisë  (ERC) , me rastin e 20-vjetorit të themelimit të institucionit. 

Konferenca me temë “20 Vjet Rregullim-E Ardhmja Digjitale e Komunikimit” u zhvillua më 4 nëntor 2025, në Lisbonë, duke mbledhur përfaqësues të lartë të autoriteteve rregullatorë të mediave nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga rajoni, si edhe personalitete të njohura të fushës së mediave dhe komunikimit.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë diskutuan mbi sfidat e epokës digjitale, nga Dezinformimi dhe Inteligjenca Artificiale, te rregullimi europian i përmbajtjeve online dhe liria e shtypit në një treg global mediatik si dhe krijimin e një vizioni të përbashkët për një komunikim më të përgjegjshëm, të lirë dhe të qëndrueshëm në dekadën e ardhshme.

Znj. Helena Sousa, presidente e ERC, në fjalën e saj, vlerësoi rolin dhe kontributin e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqipërisë në përparimin e standardëve evropiane të rregullimit të mediave dhe në përpjekjet për ndërtimin e një ekosistemi mediatik të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm në epokën digjitale.

Një vit më parë, kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi nënshkroi me presidenten e ERC-së Portugali një Memorandum Bashkëpunimi që ka për qëllim krijimin e kuadrit ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushat e interesit dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve. Fryte të këtij bashkëpunimi kanë qenë një sërë dokumentesh dhe ekspertizash, të përdorura në përmirësimin e punës dhe tregut mediatik audioviziv shqiptar.

Në objektivat e tjera të këtij bashkëpunimi hyjnë edhe Edukimi Mediatik, metodologjia e e monitorimit të përmbajtjes audiovizive, si dhe programet e shkëmbimit të ekspertëve

Perpara Shkëmbimi i eksperiencave, delegacioni i Autoritetit Rregullator të Serbisë vizitë në AMA
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara