E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

“Gazetaria në epokën e ndryshimeve teknologjike”- Gjetjet e studimit të kryer nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit diskutohen në një tryezë të rrumbullakët. Krasniqi: Studime të tilla ndihmojnë tregun mediatik

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi ishte e ftuar në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, ku u prezantua studimi, “Profesioni i gazetarit dhe gazetaria në epokën e ndryshimeve teknologjike dhe mediave të reja”.

Për Znj.Krasniqi gjetjet e këtij studimi, që Prof. Dr. Mark Marku, paraqiti para një tryeze diskutimi, me të ftuar pedagogë, gazetarë dhe profesionistë të komunikimit dhe gazetarisë, janë tejet interesante e të vlefshme, që ndihmojnë në analizën dhe kuptimin e trendeve të tregut mediatik.

Sipas studimit të bërë ga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, teknologjia dixhitale ka hyrë dhe është integruar në peizazhin mediatik në Shqipëri. Në një masë të konsiderueshme gazetarët e përdorin atë dhe janë të hapur psikologjikisht për ta vendosur në përdorim. Tjetër është teknologjia dixhitale dhe tjetër gazetaria dixhitale. Ndihet një frenim dhe prapambetje në përpunimin dhe zbatimin e standardeve të gazetarisë dixhitale. Ka prirje që potenciali i gazetarisë dixhitale të përdoret për të bërë gazetari të periudhës të teknologjive analoge dhe të mediave lineare.

Teknologjia e ka ndryshuar komunikimin dhe tanimë roli i gazetarëve ka evoluar duke u bërë gjithnjë e më kompleks. Përshtatja me këtë realitet të ri, ndërthurja e mjeteve të reja komunikuese dhe gjeneruese të përmbajtjeve me gazetarinë klasike që njihnim deri pak vite më parë, ka krijuar një paradigmë të re në prodhimin e përmbajtjeve mediatike.

AMA ka tashmë një traditë shumë të mirë bashkëpunimi me Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit dhe përkrahja e studimeve të tilla është një kontribut i çmuar, qoftë për studimin e tregut mediatik dhe tendencave që vihen re në të, qoftë për përfundimet që dalin prej tyre dhe që shërbejnë si orientim i mirë për profesionistët e medias dhe këtij brezi të ri në fushën e komunikimit.

Perpara Koha për partitë politike në edicionet informative gjatë muajit Gusht
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara