Gjatë vitit 2024, vetëm nga Drejtoria e Monitorimit dhe Analizës, është kryer verifikimi dhe shqyrtimi i 241 rasteve të përmbajtjeve audiovizive për përputhshmërinë e tyre me kërkesat ligjore.
Nga këto janë identifikuar 77 raste me shkelje, ndërsa u morën 62 masa me tërheqje vëmendje dhe janë vendosur 15 gjoba.
Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e papërshtatshme, shkeljet etike në përgjithësi por edhe respektimi i sinjalistikës paralajmëruese në fasha kohore të caktuara janë në objektivin e çdo dite të punës së ekipeve të monitorimit të përmbajtjeve dhe analizës.