E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë, denoncohet një tjetër shkelës ligji në Qarkun e Beratit

Inspektorët e AMA-s identifikojnë një tjetër server pirat në Qarkun e Beratit. 

Nga inspektimet në terren u konstatua një server OTT, i cili aksesohej me anë të portalit, http://greasel.tech:2095/c

Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, shpërndaheshin për abonentë fundorë platformat shqiptare, bashkë me paketat sportive përkatëse të tyre: Super Sport dhe Tring Sport. Gjithashtu në transmetime të paautorizuara u gjetën edhe kanalet sportive ndërkombëtare, Kujtesa Sport 1, Kujtesa Sport 2, Arena Premium 1, Arena Premium 2, Arena Premium 3, Cosmote Sport 3

Shkelësi është denoncuar pranë AKEP, i cili ka vijuar me masat e tjera deri në bllokimin e këtij shkelësi të ligjit.

Kujtojmë se para disa ditësh nga policia e Tiranës ranë në pranga 5 administratorë të cilët shisnin paketa të piratuara ndërsa 3 të tjerë janë në kërkim e kjo falë punës së AMA-s në identifikimin e platformave pirate.

Perpara Transparenca AMA-TikTok, nga 22 gushti në 20 dhjetor shënohen 730 ankesa nga qytetarët
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara