Qindra video pirate dhe përmbajtje të dëmshme janë bllokuar që nga fillimi i bashkëpunimit me platformëm TikTok.
Falë bashkëpunimit me qytetarët kemi arritur deri tani:
563 ankesa te ardhura në AMA.
194 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 187 video/audio janë hequr nga platforma dhe 7 të tjera janë në shqyrtim.
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
1136 video të raportuara për pirateri dhe të hequra nga platforma
159 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara
Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi inkurajon qytetarët të raportojnë çdo përmbajtje që ata e gjykojnë të dëmshme ndërsa premton se çdo ankesë do të shqyrtohet me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore
.