Ekipet e inspektimit të AMA-s janë çdo ditë të javës në terren në luftë kundër piraterisë.
Gjatë ditës së djeshme, si rezultat i inspektimeve në terren, u konstatuan IPTV, të cilat kishin të drejtë përdorimi në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 109.236.46.234 me anë të url http://xiiitv.lat
Provat teknike të bëra në terren vërtetuan se kjo url mund të arrihej vetëm nga IP-ja publike, 109.236.46.234.
Në këtë server, në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, jepej qasje për abonentët fundorë programacioni i platformave shqiptare Tring dhe DigitAlb së bashku me paketat sportive përkatëse të tyre; Super Sport dhe Tring Sport.
Një thirrje publike i bëhet operatorëve të licencuar të IP publike, që të denoncojnë rastet kur konstatojnë pirateri, sepse mosveprimi ndaj këtij fenomeni, i bën edhe ata bashkëpunëtorë.