E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë në internet, kryetarja e AMA-s takon subjektet kabllorë të qarkut Korçë

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi takon përfaqësuesit e subjekteve kabllorë në qarkun e Korçës, të autorizuar institucioni që ajo drejton. Thelb i takimit është bashkëveprimi me to, për të luftuar së bashku piraterinë.

“Shtimi i subjekteve ISP, që ofrojnë në mënyrë të paligjshme produkt audioviziv, po dëmton konkurrencën dhe subjektet e ndershëm. Ndaj ne jemi përkrah subjekteve të ndershëm që operojnë në treg, për të luftuar piraterinë në internet”, – u shpreh kryetarja e AMA-s.

Me vullnetin për të mundur fenomenin e piraterisë, AMA ka nisur një tur tryezash diskutimi me subjektet e ligjshëm në të gjitha qarqet e vendit

Më parë takime me subjektet e ligjshëm janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Berat dhe Vlorë. 

Perpara Transparenca AMA-TikTok, hiqen nga platforma të gjitha videot e raportura për pirateri
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara